Një 32 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Alfred Tereziu banues në Tiranë, sipas policisë, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 13 – vjeçaren e mitur D.P. banuese në Krujë, në ambientet e një hoteli.

Autoritetet ishin në kërkim të 13 vjeçares që prej të shtunës, pasi motra e saj kishte bërë kallëzim në policisë.

Sipas 24 – vjeçares, e mitura nuk ishte kthyer në shtëpi të premten, pas mbarimit të mësimit.

/tvklan.al