Presidenti i Real Madrid, Florentino Pérez, ka lëshuar një sinjal të fortë dhe të qartë drejt brazilianit Neymar. Numri një i madrilenëve gjeti edhe një herë rastin për të tentuar të joshë futbollistin më të shtrenjtë në historinë e futbollit. Menjëherë pas ceremonisë së Topit të Artë në Paris, duke folur për një radio spnjolle, Perez deklaroi se Neymar do të kishte më shumë mundësi tek Real për të fituar trofeun më të lakmuar nga futbollistët.

 “

Po të ishte në Madrid, Neymar do të kishte më shumë lehtësi të fitonte, sepse Madridi është një klub që i ofron futbollistëve të mëdhenj atë që iu duhet”.

 Florentino nuk e fshehu që kishte tentuar ta transferonte brazilianin në klubin e tij nga Barcelona si dhe pranoi se një sy e ka edhe tek Mbape.

 

 “Mbappé është 18 vjeç. Ta lëmë të zhvillohet dhe të shohim sa larg do të shkojë”

 Deklaratat e Florentino Perez vijnë pak ditë para se të hapet merkato e dimrit nga e cila mund të priten edhe surpriza.

Tv Klan