Një shkëndijë elektrike dyshohet se është bërë shkak për rënien e zjarrit në një banesë në fshatin Qerret të Njësisë Administrative Labinot Mal të Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 dhe si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.


Njoftimi i policisë:

Elbasan | Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I..

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.


/tvklan.al