Është përfshirë nga flakët një banesë në Këlcyrë, duke i marrë jetën një të moshuari.

Burime nga Policia bëjnë me dije se shtetasi S. D., 82 vjeç, është gjetur brenda në banesë pa shenja jete.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se banesa ka marrë flakë për shkaqe aksidentale.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes. /tvklan.al