Një makinë shpërtheu në flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në Vlorë, në lagjen “24 Maji”. Dyshimet e para janë se shkak për këtë ngjarje u bë një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2022, rreth orës 03:30, në lagjen “24 Maji”,  ka marrë flakë dhe  është djegur pjesërisht  automjeti  tip “Volksëagen Transporter”, në pronësi të një firme, i cili ishte  i  parkuar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike..

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./tvklan.al