Pergjaken rrugët, 3 të vdekur e 8 të plagosur



Bilanc tragjik në rrugët e vendit në 12 orët e fundit. Tre  persona humbën jetën dhe 8 të tjerë u plagosën në tre aksidente rrugore, ku më i rëndi ishte ai në në autostradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të Blinishtit.

Një makinë tip audi që lëvizte nga Lezha në drejtim të Shkodrës u përplas kokë më kokë me një automjet tip Volkswagen ku udhëtonte një familje nga Kosova, e nisur nga Gjermania.

Viktimë mbeti një 39-vjecar nga Kosova me iniciale B.H, ndërsa 6 persona të tjerë mbetën të plagosur. Njëri prej të lënduarve u transportua me helikopter drejt spitalit të Traumës për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.

Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë automjetin tip Audi të bënte manovra në rrugë para përplasjes. Ndërsa makina e tretë, doli vetë nga rruga për të evituar përfshirjen në aksident. 

Më herët rreth një automjet tip Skoda me targa greke që drejtohej nga një 54-vjeçar doli nga rruga pranë fshatit Cakran në rrugën Levan-Tepelenë.

Si pasojë humbi jetën një grua e moshuar 88-vjeçare, ndërsa djali 8 vjeç dhe drejtuesi i makines u dërguan me autoambulance në spitalin rajonal të Fierit. Në një tjetër aksident në Gjirokastër një  i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet në afërsi të fshatit Derviçin. /TV KLAN

Kategori
KronikeTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*