GonorrheaMjekët e Zelandës së Re japin alarmin se sëmundja seksualisht e transmetueshme e Gonorrhesë po përhapet në masë.

Shqetësimi në lidhje me përhapjen e saj i ka vënë mjekët në lëvizje dhe gadishmëri të lartë për të kontrolluar të gjithë antibiotikët të cilët e kurojnë atë, sepse me sa duket nuk po e bëjnë punën e tyre ashtu siç duhet.

Departamenti i Shëndetësisë në Australi tha se një lloj i ri bakteri i quajtur A8806 është identifikuar si i ngjashëm me atë të Gonorrhesë i njohur ndryshe si H041.

Ky bakter është zbuluar për herë të parë në Japoni në vitin 2009, ku një zhigolo 31-vjeçar u zbulua me këtë sëmundje gjatë një kontrolli  mjekësor rutin i cili nuk kishte simptomat e saj por doli me test pozitiv e ndërkohë medikamentet e duhura nuk arritën ta kuronin, madje nuk i bënë asnjë efekt.

Departamenti i Shëndetësisë  Australiane u ka kërkuar mjekëve t’iu referohen me kujdes të gjitha rasteve të sëmundjes së Gonorrhesë, për të testuar kështu sëmundjen në të gjitha format, e për të pasur gadishmëri të lartë në klinikat shëndetësore.

Shumë prej antibiotikëve të përdorur në 70 vitet e fundit nuk ofrojnë trajtimin efektiv.

Gonorrhea është sëmundje seksualisht e transmetueshme. Ajo mund të transmetohet lehtësisisht tek partneri nëpërmjet marrëdhënieve të pambrojtura apo seksit oral. Bakteri i Gonorrhesë infekton fytin, sytë dhe organet seksuale.

Simptomat e saj tipike janë ngjyra e gjelbër e urinës, dhimbje gjatë urinimit, gjakderdhje tek gratë, etj.

Ajo që po shqetëson mjekët tani është se shumë prej simptomave nuk janë të dukshme edhe pse njerëzit mund të jenë të infektuar.

Nëse nuk trajtohet mund të çojë në shtatzani të dështuar, ethe, simptoma artriti, shterpësi, infeksione zemre apo meningjit.

tvklan.al/K. Petro