Panariti-LushnjeTani është ministër i Bujqësisë por sapo hyn në një laborator nuk ngurron ti kthehet profesionit të vjeter.

Pas kërkesës së tregëtarëve të Lushnjes se prodhimi tyre nuk shitet për shkak të dyshimeve se rriten me hormone është hapur një laborator që do të çertifikojë prodhimet përapara se ato të dalin në treg.

Për kryetarin e grupit parlamentar të LSI-se, Petrit Vasili, i pranishëm në  këtë aktivitet, testimi i produketeve është i rëndësishëm jo vetëm për të mbrojtur konsumatorët por edhe për të rritur konkurencën e ndershme tek prodhuesit.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti i kreu personalisht analizat e para ndërsa premtoi se laboratorë të tillë do të ngrihen edhe në rrethe të tjera të vendit.

Laboratori do të jetë pjesë e një zinxhiri kontrolli edhe në pikat e magazinave të grumbullimit të prodhimit vendas.