Deputetët e opozitës, kundër kryeparlamentarit

Seancën e parë të Pranverës, deputetët e Malit të Zi e nisën me përleshje.

Përleshjet nisën pas konflikteve verbale mes deputetëve të shumicës dhe atyre të partisë më të madhe opozitare të Demokracisë Socialiste.

Deputetët e partisë së themeluar nga ish-presidenti Milo Gjukanoviç përcollën në sallë pakënaqësinë e pranisë në qytetin e Çetinjes, që shprehën qindra protestues në ambientet e jashtme të kryeparlamentarit Andrija Mandiç, i cili drejton partinë e Demokracisë së Re Serbe, një parti nacionaliste serbe.

Çetinja konsiderohet si bastion i ish-Presidentit Gjukanoviç, i cili aktualisht nuk mban asnjë post shtetëror, pasi dominoi për më shumë se 3 dekada politikën e Malit të Zi. Vetë Andrija Mandiç tha se protestuesit nuk janë banorë vendas por të ardhur me porosi për protestën.

Parlamenti i Malit të Zi e zhvillon seancën e parë çdo Pranverë, në sallën e Çetinjes, kryeqytetit të vjetër të Malit të Zi.

Tv Klan