Një burrë ka gjetur vdekjen mëngjesin e kësaj të hëne në Elbasan. Ngjarja ndodhi në fshatin Selitë, në vendin e quajtur “Kodra e Madhe”.  

Viktima është një 57 – vjeçar me iniciale B.M., banues në fshatin Mollas. Ai mësohet se po lëvizte me një traktor, pa targa me karroceri të ngarkuar me dru zjarri, kur ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Për pasojë 57 vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

/tvklan.al