Francee

Juglindja e Francës është gjunjëzuar nga stuhitë dhe përmbytjet, që i kanë marrë jetën 4 personave, ndërsa 3 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Një prej viktimave është një grua, të cilën rrjedha e fuqishme e ujërave e mori me vete. Rezulton ende e zhdukur vajza e saj e vogël, e cila ka shumë gjasa të ketë pësuar të njëjtin fat tragjik.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në 14 lokalitete. Ekipet e shpëtimit vijojnë punën për të ndihmuar personat që gjenden në zonat problematike. Në këtë operacion janë përfshirë përveçse zjarrëfikësve dhe policisë edhe njësi të specializuara të ushtrisë.

Kryeministri Manuel Vals kërkoi nga banorët të bëjnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve.

Përmbytjet kanë goditur edhe Gazën e rrënuar nga lufta me Izraelin në verë, ku stuhitë dhe reshjet e dendura kanë dëmtuar rreth 100 mijë shtëpi.

Më shumë se 30 mijë banorë janë evakuuar, për të mos rrezikuar jetën. Kombet e Bashkuara shpallën gjendjen e emergjencës në këtë rajon dhe kërkuan ndihmë ndërkombëtare.

Ndërsa, 39 të plagosur, rreth 70 milion euro dëme financiare dhe 90 mijë shtëpi e biznese pa energji elektrike, është bilanci i stuhive me breshër dhe erëra deri në 140 kilometra në orë, që goditën Brisbejnin dhe zonat përreth në Australi.

Tv Klan