Në një përplasje të pazakontë, një avion goditi dhe vrau një ari ndërkohë që ulej në Aeroportin Yakutat të Alaskës, të shtunën.

Sipas asaj që shkruan CNN, avioni po vinte nga Cordova në Yakutat kur stafi i ekuipazhit pa dy arinj që po kalonin në pistë.

“Pjesa e përparme nuk i preku, por kapiteni ndjeu impaktin në anën e majtë, pasi arinjtë kaluan poshtë avionit”, tha kompani ajrore në një deklaratë. Kur avioni ndaloi, pilotët panë ariun të shtrirë përtokë.

Në bord ndodheshin 6 pasagjerë, por nuk u raportua për të lënduar. Ndërsa avioni pësoi dëmtime në anën e majtë të motorit.

Autoritetet në Alaskë u shprehën të habitur për incidentin. “Është një ndodhi e rrallë. Ndodh që avioni të përplasë zogj apo kafshë të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjojmë që të përplasë një ari”, thanë ata./tvklan.al