Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës për të shpërndarë qindra emigrantë që u përpoqën të hynin me forcë në Maqedoni, duke çarë gardhin metalik në kufirin me Greqinë.

Pamjet tregojnë emigrantët, që ndodhen prej disa ditësh në pikën e kalimit të Idhomenit, që përdorin një shtyllë çeliku për të rrëzuar gardhin, ndërsa thërrasin në kor

“Hapni kufirin!”

Në anën tjetër të kufirit, në Idhomeni të Greqisë numri i emigrantëve, kryesisht sirianë dhe irakianë ka arritur në 8,000. Gjysma e tyre janë fëmijë. Vendet, përgjatë të të ashtuquajturës “Rruga e Ballkanit”përfshirë dhe Maqedoninë, kanë shtuar kontrollet në kufi për emigrantët, ç’ka ka ngadalësuar rrugëtimin e tyre.

Rreth 22 mijë emigrantë kanë mbetur të bllokuar në Greqi, prej javës së shkuar, ndërsa Athina është e shqetësuar se ky numër mund të shkojë deri në 70 mijë brenda muajit mars.

Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha se Europa nuk mund të lejojë që Greqia të përfshihet nga kaosi, pas gjithë përpjekjeve që bëri për ta mbajtur në eurozonë.

Tv Klan