Eliza

Eliza Dushku, aktorja shqiptare me famë botërore i ka munguar prej kohësh ekranit dhe sipas www.msn.com, ky fakt mund të ketë disa arsye.

Pas suksesit të saj në serialin “Tru Calling” nga viti 2003 deri më 2005 dhe “Dolhouse”, nga 2009 deri më 2010, fatkeqësisht, “Buffy the Vampire Slayer” nuk i dha 34 – vjeçares shkëlqimin e duhur dhe ky mund të jetë shkaku kryesor i largimit të saj nga ekrani, shkruan www.msn.com.

Një arsye tjetër mund të jenë edhe lidhjet e saj të dashurisë, nga të cilat deri më tani asnjë nuk është kurorëzuar në martesë dhe kjo mund ta ketë lodhur shpirtërisht bukuroshen shqiptare, duke e bërë t’i mungojë dëshira për tu angazhuar në seriale apo filma të ndryshëm.

Eliza Dushku është bërë e famshme për lidhjen e saj 5 – vjeçare me basketbollistin Rick Fox, por çifti u nda pa shpjegime një vit më parë.

Edhe romancat e saj me lojtarin e baseball – it, Brad Penny apo sipërmarrësin amerikan Brent Bolthouse, kanë zgjatur shumë pak./tvklan.al