Veliaj: Do shërbejë edhe për studentët e Kolegjit të Europës

Godina 15 në Qytetin Studenti e ndërtuar me standarde bashkëkohore është gati për të pritur studentët. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo godinë do përdoret edhe nga të rinjtë që do vijnë nga vendet e BE-së në Kolegjin e Europës.

“Ishim mësuar në një kohë që protestohej përditë për Qytetin Studenti. Sot i kemi harruar protestat pasi pothuajse përditë po hapet një kantier i ri dhe po inaugurohet një konvikt i ri me standarde të BE. Kur themi Europa është këtu, Europa është edhe këtu. Jo vetëm në Shëshin Skdënderbej dhe në Parkun Europa, por edhe në ambiente të tilla ku studentët europian do të jetojnë në të njejtat konvikte. Pra do të thotë që kanë çertifikuar me cilësinë e punimeve gjithë atë ambicie që ne kemi pasur.”

Veliaj nënvizoi se hapësirat e zaptuara më përpara, do të çlirohen për t’i hapur rrugë zhvillimit të zonave te kryeqytetit.

“Edhe te Lana, projekti i Lanës do të bëhet, ajo do të zgjatet, ndërkohë po ndërtohen pallatet që do strehojnë banorët që kanë ndërtuar gabimisht në shtrat të lumit, në kohën kur lejoheshin këto gafa. Ata do trajtohen me njerëzillëk, që edhe Lana të trajtohet, por edhe qyteti të përfitojë nga lirimi i trafikut, urat dhe mospërmbytja. E njëjta gjë po ndodh edhe me unazën, edhe te Njësia 11 dhe te 4, edhe te 3-shi: edhe unaza do bëhet, po edhe njerëzit do strehohen momentalisht me bonus qiraje.”

Veliaj u shpreh se investimet në Qytetin Studenti do të vijojnë në mënyre që të kthehet në një kampus me të njëjtat standarde si në Europë.

Klan News