Mbi 50 biznesmenë të njohur i kanë kërkuar krerëve të shtetit nepërmjet një peticioni të ndërhyjnë në parregullsitë e shfaqura në zgjedhjen e kreut të Dhomave të Tregtisë. Sipas tyre ka pasur parregullsi dhe mungesë transparence në kryerjen e procedurave të votimit të biznesmenëve për kreun e dhomave të trregtisë. Pretendimet e shfaqura janë se nuk janë përfshire në votim të gjitha subjektet që kanë këtë të drejtë, gjatë procedurave të votimit janë vërejtur shkelje të rregullave të votimit. Gjithashtu biznesmenët kujtojnë se mandati i kryetarit të dhomave të trregtisë ka mbaruar prej 7 muajsh, peticioni shprehet se biznesmenët do ti drejtohen rrugëve gjyqsore dhe organeve kopetente për këtë çështje. Disa nga biznesmenët që kanë firmosur janë Marsel Skëndo, Armand Duka, Fidel Ylli, Gazmend Demi, Artan Dulaku, Edmond Leka e të tjerë./tvklan.al