Ky është gjyqtari Shyqyri Çobo, i cili u pezullua nga Gjykata për Krimet e Rënda, pasi i ka kërkuar favore seksuale një gruaje në Berat, aty ku ushtronte detyrën.

Sipas hetimeve, kallëzuesja kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe Çobo e ngacmonte seksualisht në këmbim të një vendimi pro saj.

Televizioni Klan ka mundur të zbardhë disa SMS, që gjyqtari ka dërguar në celularin e gruas, të cilat janë administruar si prova nga Prokuroria. Aty shikohet mënyra se si gjyqtari Çobo, prej kohësh ngacmonte dhe kërkonte favore seksuale ndaj saj.

mesazhet ok ok

Shyqyri Çobo u kallëzua fillimisht në polici.

Ajo dëshmoi se ishte palë në një proces gjyqësor që drejtohej nga Çobo. Por pasi i kishte ofruar një avokat, gjyqtari i kishte kërkuar ta konsideronte si mik, duke insistuar më tej për një lidhje intime.

Kallëzuesja ka kuptuar qëllimin dhe ka patur frikë për një vendim kundër saj, nëse refuzonte. Për një periudhe tre mujore, gjyqtari Çobo e ka telefonuar gruan 300 herë dhe ka dërguar mbi 170 mesazhe. Vetë gjyqtari ka mohuar akuzën.

Tv Klan