luftansa

 

 

Pilotët e kompanisë ajrore gjermane, Luftansa, kanë nisur një grevë 2-ditore prej mesditës, e cila prek thuajse 200 mijë persona në mbi 1500 fluturime. Pilotët kërkojnë që të vijojë zbatimi i skemës aktuale të përfitimit të pensionit, ndërsa drejtuesit e kompanisë kanë propozuar formula të tjera për uljen e shpenzimeve.