Për herë të parë në këtë sezon, Ferrari nuk arriti të ngjitej në podium. Në garën e pestë të Formula Një, dy makinat e skuderisë italiane përfunduarn respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë. Performancë jo e mjaftueshme për të rrëmbyer podiumin e përbërë nga Max Verstappen, Lando Norris dhe Sergio Perez. 

Çmimi i Madh i Kinës ishte sigurisht më i vështiri për Ferrarin. Sektori i parë me të gjitha ato kthesa të ngadalta ndikoi jo pak. Plani urbanistik nuk shkon mirë me karakteristikat e kësaj makine e cila përkundrazi funksionon mirë në kthesat e shpejta dhe nuk është rastësi që sektori i dytë ishte më i miri për Ferrarin.

Nëse gjithë kësaj i shtojmë edhe temperaturat shumë të ulëta, asfaltin e rrëshqitshëm dhe shumë mundim për t’i ngritur gomat në temperaturë, rezultati sigurisht që nuk mund të befasojë. Shqetësimi tjetër i madh i fundjavës dhe më në përgjithësi i këtij viti janë kualifikueset.

Leclerc i gjashti dhe Sainz i shtati sigurisht që nuk ndihmuan për t’u ngjitur në podium. Problemi i famshëm dhe i vjetër i djegies së gomës është diçka që skuadra nga Maranello duhet të përpiqet ta zgjidhë duke nisur nga Miami nëse dëshiron të jetë konkurruese në nivelet më të larta.

Klan News