PISTA KINEZENëse deri më sot jeni mësuar të shikoni një pistë vrapimi ovale, përgatituni ajo nuk është e tillë në një qytet në verilindje të Kinës.

Në Heilongjiang pista e tartanit ka kthesa 90 gradëshe. Asgjë për t’u çuditur kjo pistë ekziston me të vërtetë.

Një vizitë e një grupi udhëheqësish të Partisë Komuniste ka bërë që punimet të mbylleshin me shpejtësi. Rezultati u pa e udhës që te kthesat të ishin këndrejta. Pamjet filmike kanë bërë xhiron e botës duke shkaktuar edhe habi.

Kjo pistë është pjesë e një qendre stërvitore të sapondërtuar që shtrihet në një hapësirë 100 mijë metra katrorë.

 Ndoshta në Kinë tani mund të shpikin një sport të ri meqë pistën e kanë gati.

 

TV KLAN