Policia e Shkodrës ka arrestuar 26-vjeçarin A.M. për plagosjen me thikë të babë e bir, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Mark Lula” të Shkodrës.

I dyshuari akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta.

Konflikti, sipas policisë, ndodhi pas një sherri për motive të dobëta.

Ndërkohë, të plagosurit babë e bir ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


NJOFTIMI I POLICISË SHKODËR:

DVP Shkodër arrestoi shtetasin A. M., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi nga veprimet hetimore dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:40, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh. L., 52 vjeç dhe E. L., 19 vjeç (babë e bir), banues në Shkodër, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.