Pa kaluar 24 orë, autoritetet kanë arritur të prangosin Ushtar Stanin, i cili pasditen e së mërkurës plagosi me armë zjarri një 38 – vjeçar në fshatin Ngjeqar të Roskovecit.

55 – vjeçari, rreth orës 18:30 pas një grindje për motive të dobëta, qëlloi dhe plagosi me armë zjarri 38 – vjeçarin me iniciale A.G.

Ky i fundit u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, blutë e Fierit sekuestruan armën e zjarrit, një automatik, tre gëzhoja model 56, 13 fishekë model 56, si dhe një automjet tip Benz me targa AA 422 JC, në pronësi Stanit./tvklan.al