Është vetëdorëzuar në Policinë e Shkodrës autori i sulmit ndaj efektivit Admir Okaj. Sipas bluve, Ormir Gucia e ka dëmtuar policin me mjete të forta në kokë.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, sipas të cilit shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, (punonjës policie), ju informojmë se pas kontrollit dhe presionit të Policisë, 47-vjeçari është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Shkodër”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kujtojmë se ngjarja u raportua rreth orës 16:00 këtë të Hënë. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një konflikt i çastit mes tyre, ndërsa vlen të theksohet se efektivi ka qenë jashtë shërbimit në momentin e dhunës.

AMP dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti./tvklan.al