49-vjeçari pjesë e bandës se Julian Sinanajt në Vlorë

Dëshmitarë okularë thanë në polici se atentatorët e Marion Mitros qenë dy persona të maskuar që kanë qëlluar me kallashnikov në lëvizje e sipër me makinë. Sipas policisë 49-vjeçari ka marrë një plumb në këmbë dhe ka shkuar vete në spital.

Më pas autorët arritën të largohen me një mjet tip Land Rover i cili u gjet i djegur në aksin Vlorë-Selenicë. Marion Mitro është një emër i njohur për drejtësinë. Ai u arrestua në Aeroportin e Rinasit në vitin 2014-të, pasi akuzohej si pjesë e bandës së Juljan Sinanjt.

Pikërisht Marjon Mitro kishte porositur vendosjen e tritolit poshtë makinës së Prefektit të Vlorës Besnik Dervishaj, në dhjetor të 2013.

Lënda eksplozive u zbulua nga Garda e Republikës, teksa Dervishaj po futej në godinën e kryeministrisë, një ngjarje që vendosi në alarm autoritetet. Marion Mitro u dënua si pjesë e bandës së Juljan Sinanjt me 8 vite burg dhe ka fituar lirinë tashmë.

Burime nga Policia e Vlorës thanë se ngjarja dyshohet si hakmarrje, pasi 49-vjeçari cilësohej si një urë lidhëse me Juljan Sinanjt, për të kryer ekzekutime në Vlorë, por edhe në qytete të tjera. Sot Juljan Sinanj ndodhet në burg i dënuar me 35 vite, pasi bashkëpunoi me drejtësinë.

Tv Klan