Një plan i ri për shfrytëzimin e hapësirave publike do të funksionojë në Shkodër.

Implementimi i tij ka nisur në zonën turistike të Shirokës ndërsa është prezantuar nga vetë kryetari i bashkisë Benet Beci.

Sipas Becit, ky plan vendos një standard të ri në shfrytëzimin e hapësirave publike

Shiroka është një nga atraksionet turistike në Shkodër që tërheq vizitorë të shumtë jo vetëm vendas por edhe turistë të huaj.

Klan News