Platforma shqiptare, kërcënon Gruevski

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në një intervistë për numrin e radhës të gazetës “Dnevnik” thotë se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare po krijojnë një atmosferë, që ato të mos bëjnë koalicion me partinë e tij.

Duke komentuar platformën e partive shqiptare ne Maqedoni, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë.

Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Ai paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeverinë e re, por i kujton BDI-së se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit.

Megjithatë BDI ka qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa saj kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptarë. Duke e kërcënuar në mënyrë indirekte Ali Ahmetin, Gruevski shprehet : “Nëse VMRO-DPMNE-ja si parti fitimtare mashtrohet nga BDI-ja, pavarësisht se cilat do të jenë arsyet për këtë, të jeni të bindur se së shpejti, VMRO-DPMNE-ja në Qeveri do të kthehet në derë të madhe edhe së paku dy mandate me radhë dhe do të jemi pa kurrfarë obligimi gjatë formimit të Qeverisë”.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE-ja, në LSDM nuk duan të komentojnë asgjë për platformën e partive shqiptare./ tvklan.al


Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*