PlenkovicNuk ka dyshim që Parlamenti Europian është në favor të statusit të kandidatit për Shqipërinë. Ky institucion e ka provuar mbështetjen për Shqipërinë për çështje që prekin drejtpëdrejt qytetarët shqiptarë, si liberalizimi i vizave afatshkurtra apo çdo shkallë të integrimit europian që ofron më shumë përfitime për qytetarët shqiptarë përmes reformave që kërkon angazhimi në këtë proçes. Por dy muaj para vendimit për marrjen e statusit të kandidatit, Eurodeputetët thonë e nuk mund të mbyllen sytë para ngërçeve politike:

Andrej Plenkoviç, Eurodeputet: Së pari, Kroacia ka një marrëdhënie shumë të mirë me Shqipërinë. Është pothuajse një vend fqinj, se ne ndajmë  midis të tjerash detin Adriatik, Mesdheun, kemi shumë kontakte ekonomike dhe kulturore. Ne dëshirojmë që ta shohim Shqipërinë të avancojë në rrugën e reformave të integrimit dhe të arrijë përafrimin institucional me Bashkimin Europian. Ne presim vendim të rënëdësishëm për Shqipërinë në qershor. Na erdhi keq që ky vendim nuk u mor në dhjetor. Është shumë e rëndësishme që Shqipëia të hedhë tashmë këtë hap. Duhet të kuptojmë, se bëhet fjalë për konsolidimin e reformave të nevojshme në vend dhe për forcimin e konsensusit politik, që është i domosdoshëm në Shqipëri. Si një anëtar i delegacionit të Europës Juglindore, pata privilegjin që të flisja me kolegët shqipëtarë gjatë takimit në Strasbourg. E vlerësoj faktin, që partia demokratike nxit qeverinë shqiptare për të marrë vendime në drejtimin e duhur.

Një problem tjetër që e ka shqetësuar hapur Parlamentin Europian, është dhe ai i ligjit për nëpunësin civil dhe politizimit të administratës publike në Shqipëri. Ky problem ngre krye sa herë eurodeputetët diskutojnë për reformat aktuale në Shqipëri.

Andrej Plenkoviç, Eurodeputet: E gjithë politika e Bashkimit Europian synon mbështetjen, asistencën dhe ndihmën për reformat e integrimit veçanërisht në fushën e drejtësisë, shtetit ligjor luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, një administratë publike efikase dhe jo të bazuar në parime partizane apo partiake. Kur vjen një parti tjetër në pushtet, nuk duhet ndryshuar e gjithë administrata, që të paktën të mund të evidentojmë, se në çfarë niveli janë ruajtur ekspertët, pra cilët janë personat që mund të mbajnë peshën e reformave të integrimit  dhe cila pjesë e administratës është politike. Eshtë e sigurtë, që ambicia jonë është të ndihmojmë Shqipërinë që të shpejtojë ritmin e reformave dhe integrimin e saj në BE.

Pas dështimit për arritjen e një deklarate të përbashkët në takimin e shtatë ndërparlamentar të stabilizim asocimit BE-Shqipëri, Shqipëria humb një tjetër shans të mirë për ti treguar Brukselit, se nuk ka hije dyshimi për përgatitjen e klasës politike lidhur me marrjen e statusit të vendit kandidat. Politika vazhdon të mos bindë.