Inteligjenca Artificale sa vjen e sofistikohet, duke ndikuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë në jetët tona. Përpos avantazheve, ekzistojnë dhe shumë rrisqe që i sjell zhvillimi i teknologjisë në këtë nivel.


Sonte në studion e “Opinion”, eksperti Xhonald Mamo nga “Geek.Room” theksoi se këtë vit do zhvillohen shumë zgjedhje në shumë shtete dhe rreziku që AI të ndikojë në rezultatet e votimit është i madh.

Xhonald Mamo: Në të gjithë botën këtë vit do zhvillohen shumë zgjedhje, dhe në Amerikë dhe pjesën tjetër.

Blendi Fevziu: Do ndikojë në zgjedhje…

Xhonald Mamo: Me përdorimin e deep fake, për njerëzit që nuk e kuptojnë përdorimi i imazhit në një mënyrë fake, por duke e përshtatur me një personazh tjetër që mund të jetë një kandidat politik dhe duke vendosur fjalë apo fjalime që ai nuk i ka thënë. Derisa të vërtetohet nga njerëzit që ky lajm është fake, do jetë vonë sepse do ketë ndikuar në rezultatet e votimeve./tvklan.al