Një mësuese spanjolle është një prej viktimave të sulmit të së mërkurës së Londër. Ajo ishte rrugës për të marrë fëmijë nga shkolla kur u përplas për vdekje.

43 – vjeçarja Aysha Frade humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në urën Westminster.

Mediat spanjolle thonë se Frade kishte dy vajza, 8 dhe 11 – vjeç dhe punonte si mësuese në një kolegj në Londër.

Lajmi për vdekjen e saj u konfirmua edhe nga insitutucioni në fjalë për “

The Independent”

.

43 – vjeçarja me nënshtetësi britanike është viktima e dytë që identifikohet, pas oficerit të policisë Keith Palmer që u godit për vdekje me thikë jashtë parlamentit./tvklan.al