Policia ka përdorur para të konfiskuara nga krimi i organizuar për të blerë vezë pashkësh për fëmijët që janë prekur nga krimi. Oficerët e Trafford Manchester, kanë nisur një plan për të viztuar familjet e prekura nga krimi dhe për tu dhuruar atyre, vezët çokollatë të Pashkëve, me të ardhurat që janë grumbulluar nga aktiviteti kriminal i bandave.

Gjesti është përshkruar si një mënyrë për tu sjellë pak lumturi fëmijëve  të vegjël të cilët kanë vuajtur nga kriminaliteti dhe policët kanë trokituar në shumë dyer për të shpërndarë një pjesë të këyre dhuratave tëk femijët të cilët kanë qënë viktimë e kriminalitetit.

“Policia në Trafford rregullisht konfiskon të holla dhe pasuri nga grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë  vetëm mjerim brenda komuniteteve tona .Ne përdorim disa nga këto fonde për të luftuar krimin e për të mirën e komunitetit, si dhe për projektet e komunitetit dhe ngjarje të angazhimit lokal .Këtë fundjavë, ne kemi vendosur për të përdorur një sasi të vogël të këtyre të hollave për të sjellë lumturi për fëmijët e vegjël brenda komunitetit të cilët janë prekur nga një formë e kriminalitetit,” – u shpreh një prej oficerëve të përfshirë në këtë projekt social./tvklan.al