Policia e Shtetit nëpërmjet një njoftimi lidhur me kapjen e sasisë prej 8 ton lënde narkotike e sekuestruar në Venecia, sqaron se Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete. Sipas komunikatës thuhet se mos përfshirjen e Shqipërisë e kanë konfirmuar autoritetet italiane, më saktë Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë (DSCA)

Sqarim për mediat

Policia italiane ka konfirmuar që në lidhje me një artikull që ka qarkulluar në media për sekuestrimin e 8 ton lëndë narkotike në Venecia, Shqipëria nuk është e përfshirë as në njerëz e as në mjete.

Konfirmimi vjen nga DCSA, Drejtoria Qendrore e Shërbimit Antidrogë.

Hetimi është sekret dhe ndiqet nga tre Prokurori në Itali.

Nuk mund të jepen të dhëna të tjera mbi hetimin për shkak të sekretit hetimor, por konfirmojmë që nuk ka të përfshirë nga pala shqiptare.

Organizata kriminale është e drejtuar nga shtetas të maqedonisë.

Policia e Shtetit mbetet nga partneret më të fuqishëm të policisë italiane në luftën kundër trafiqeve në përgjithësi dhe të trafikut të lëndëve narkotike në veçanti./

tvklan.al