Policia greke ka goditur një rast të trafikut të drogës në Janinë dhe ka arrestuar një shqiptar.

Mësohet se trafikanti është një 22-vjeçar, i cili po transportonte me makinë 142.5 kilogramë kanabis sativa.

Autoritetet greke kishin marrë informacion për këtë rast trafiku. Gjatë kontrollit në makinën e shqiptarit u gjetën 6 qese me kanabis.

U sekuestruan gjithashtu edhe 100 Euro dhe dy celularë që i përkisnin 20-vjeçarit. I riu akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. /

tvklan.al