Policia e Tiranës ka dhënë informacionin zyrtar për atentatin e ndodhur sot pasdite në zonën e Don Boskos në Tiranë. Në një njoftim për mediat policia sqaron se 1 person ka mbetur i vrarë dhe 4 të tjerë janë plagosur.

Viktima dhe të plagosurit kanë qenë në një lokal të zonën dhe persona të paidentifikuar ende kanë hapur zjarr kundër tyre.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Më datë 04.01.2022, rreth orës 16:15, në “Don Bosko”, në ambientet e një lokali dyshohet se është qëlluar me armë zjarri nga jashtë, në drejtim të një tavoline ku ishin ulur pesë shtetas.

Si pasojë e të shtënave, shtetasi Erion Çela, 35 vjeç ka humbur jetën, dhe janë plagosur shtetasit Arben Dani, 46 vjeç, Azbi Selimaj, 19 vjeç, Blerim Çela, 28 vjeç dhe Edmond Crroj, 41 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha pikat hyrëse-dalëse të Tiranës dhe në brendësi të lagjeve ku dyshohet se janë larguar personat, të cilët pasi kanë qëlluar me armë zjarri, janë larguar me një automjet tip “Mercedes-Benz”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al