Policia e Tiranës kërkon ndihmën e qytetarëve për të identifkuar kufomën, kryesisht të skeletizuar, e gjetur në shpatin e malit, në fshatin Tujan, vargmali i Dajtit. Policia sqaron se bëhet fjalë për një person të seksit mashkull, me gjatësi mbi 165 cm, me moshë mbi 35 – vjeç.

Sëbashku me skeletin janë gjendur, një palë këpucë me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së tyre, “Clarks”, si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½ numri 41.5 , MADE IN VIETNAM”.

Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELLUOMO”.

Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.

Një kanotjere me ngjyrë si në gri, e përmasave XL.

Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.

Policia i bën thirrje qytetarëve se për çdo informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, të kontaktojnë në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit të vënë për këtë çështje, 0694110202.

Në regjistrin e personave të humbur, nga mosha 35 – vjeç deri në 65 – vjeç, policia po kontakton familjarë të të gjithë personave të seksit mashkull.

Dy janë pistat në të cilat po hetohet, ngjarje aksidentale gjatë ngjitjes në vargmal, si dhe vrasje me paramendim nëpërmjet hedhjes së viktimës nga lartësia.

https://www.youtube.com//embed/NxNinv3RuMU

Deklarata e plotë e Policisë:

Kërkojmë ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur identifikimin e një kufome të skeletizuar të gjendur më datë 05.06.2016, në shpatin e malit të fshatit Shkallë – Tujan, i cili është i seksit mashkull, mosha mbi 35 – vjeç dhe gjatësi mbi 165 cm.

Sëbashku me skeletin janë gjendur:

Një palë këpucë me ngjyrë të zezë, me mbishkrim në pjesën e poshtme të gomës së këpucëve “Clarks”, si dhe shënimet shoqëruese “UK: 7 ½, MADE IN VIETNAM”.

Një xhup lëkure me ngjyrë të zezë, me etiketë në pjesën e qafës me mbishkrimi “BELUOMO”. Xhupi është me zinxhir metalik dhe në pjesën e brendshme ka një astar me kuadrate me ngjyrat blu, gri, bardhë dhe kafe. Pjesa e mëngëve, jakës dhe ajo fundore e xhupit është e trikotuar.

Një kanatjere me ngjyrë si në gri e përmasave XL.

Pjesë këmishe me kuadrate në ngjyrë, rozë, kafë, blu dhe bezhë.

I lutemi qytetarëve, se për ç’do informacion që mund të kenë në ndihmë, për të bërë të mundur identifikimin e këtij skeleti, ju lutemi të kontaktoni në numrin e telefonit pa pagesë 129 ose në numrin e telefonit 0694110202.