Transplanti i parë që kombinon një pompë mekanike zemre dhe një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht është kryer me sukses.

54-vjeçarja Lisa Pisano nga Nju-Xhersi kishte probleme me zemrën dhe një sëmundje të rëndë veshkash që i duhej të bënte dializën rregullisht. Asaj nuk mund t’i bëhej transplanti i zakonshëm i zemrës apo veshkës për shkak të problemeve të tjera kronike që kishin pakësuar mundësitë për rezultate të mira si dhe për shkak të mungesës së dhuruesve në SHBA.

Kur më erdhi kjo mundësi,  thashë ‘duhet ta provoj’,” tha Pisano në një konferencë për shtyp nga reanimacioni. “Kisha provuar gjithçka dhe i kisha shfrytëzuar të gjitha burimet. Kur erdhi kjo mundësi, thashë ‘do ta shfrytëzoj’,”, vijon ajo, “duke shpresuar se do të kaloja kohë dhe luaja me nipërit  e mi”.

NYU Langone Health kreu operacionin e pompës më 4 prill dhe në 12, pacientes iu vendos një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht bashkë me gjëndrën e tëmthit. Rasti i saj është i pari transplant me një pompë mekanike zemre si dhe që vendoset bashkë me gjëndrën e tëmthit, ndërsa është i dyti në botë që realizohet me një veshkë derri të modifikuar gjenetikisht.

Veç sëmundjes së veshkave, Pisano vuan nga zemra ndaj iu vendos koronare dhe kateterë. Në 2020, ajo mësoi se kishte kancer në zorrën e trashë dhe iu desh të hiqte një pjesë të mirë të organit.

Mjekët kërkuan leje nga FDA për kryerjen e operacioneve sipas politikave të aksesit të zgjeruar, që u lejojnë pacientëve me sëmundje terminale të provojë edhe metoda mjekësore eksperimentale.

Pacientja është  nën vëzhgim për të parë nëse organizmi mund ta refuzojë organin apo të infektohet. Do të  duhet të paktën një muaj që ajo të dalë nga spitali.

Përpara ndërhyrjes, Pisano kishte probleme me të ecurit. “Nuk mundja që të ngrihesha dhe të merrja frymë. S’bëja dot asgjë. Tani ndihem më mirë se kurrë”, shprehet ajo. Me shumë optimizëm, 54-vjeçarja thotë se nëse ndodh skenari më i keq për të, mund të funksionojë për dikë tjetër./tvklan.al