Një burrë në Indi i cili porositi një taksi për ta shkuar në shtëpi nga aeroporti, u detyrua ta ngiste vetë, pasi shoferi ishte i dehur.

Surya Oruganti rezervoi taksinë për ta marrë atë në Aeroportin Ndërkombëtar të Bengaluru në Indi ndëpërmjet aplikacionit Uber, por  shoferi nuk ishte ai që kishte parë në aplikacion.

Megjithatë, Surya vendosi ta pranonte shërbimin dhe brenda pak minutash vuri re që shoferi ishte i dehur.

Sipas

Daily Mail

, ai menjëherë kërkoi që shoferi të ndërronte vendin me të dhe më pas ngau makinën drejt shtëpisë së tij.

Në një postim në Twitter,  Oruganti shkroi:

“Udhëtimi nga aeroporti i Bangalorit për në shtëpi nuk ishte aspak ai që prisja. 

Shoferi ishte i dehur dhe i përgjumur. M’u desh ta ngisja vetë makinë deri në shtëpi”.

Ai bashkëngjiti një foto të shoferit i cili flinte në pjesë e pasme të makinës. Uber reagoi për rastin, duke thënë se ishin shumë të shqetësuar dhe do të merrnin masa që klientët të kishin një udhëtim të sigurt./tvklan.al