Qeveria spanjolle ka marrë një vendim të rëndësishëm në përpjekje për përballur rënien e lidhshmërisë në vend.

Senatorja e Galicia-s dhe ekspertja e demografisë, Edelmira Barreria Diz, është emëruar komisionere qeveritare me përgjegjësi të veçantë për gjetjen e mënyrave për stimulimin e rritjes së lindshmërisë.

Vendimi është marrë pasi vitin e kaluar, Spanja regjistroi më shumë vdekje se lindje për herë të parë që nga Lufta e II Botërore.

Mes vitit 1977 dhe 2015, numri i çifteve pa fëmijë është trefishuar duke u rritur nga 1.5 milionë në 4.4 milionë, sipas një raporti të fundit të publikuar nga thinj-tank-u spanjoll “FUNCAS”.

Lindshmëria në Spanjë ka rënë me më shumë se 18 për qind që prej vitit 2008, duke e kthyer vendin në një nga shtetet me normën më të ulët të lindshmërisë në BE, me vetëm 1.32 fëmijë për grua, sipas Eurostatit. Vetëm Greqia, Qiproja dhe Portugalia janë më poshtë. Franca dhe Irlanda kanë normat më të larta të lindshmërisë me 2.01 fëmijë për grua.

Kjo nuk është hera e parë që qeveritë evropiane marrin vendime drastike për të nxitur lindshmëri më të lartë. Në vitin 2014, qeveria daneze publikoi një seri reklamash për të nxitur çiftet të lindnin fëmijë me moton “Bëjë për Danimarkën”. Fushata vlerësohet se pati efekte pozitive në vendin e vogël skandinav. /tvklan.al