Trofeu i Champions League është objektivi i vetëm për Bayern Munich për ta mbyllur me titull këtë sezon.

Gjigantët e Bundesligës gjermane sfidojnë Real Madrid këtë të martë, në një 90 minutësh që do të përcaktojë shumë për finalistin e këtij sezoni në turneun më të rëndësishme të UEFA.

Trajneri Thomas Tuchel nuk shikon favorit në këtë përballje, gjithsesi bën parashikimin për futbollistin që do ndikojë direkt në këtë sfidë.

“Do të na duhet edhe pak fat. Duhet një përzierje e fatit, momenteve dhe cilësisë për të eliminuar një skuadër të nivelit të Real Madridit. Dhe nëse fati duhet të sfidohet, ne do ta sfidojmë atë. Nuk e di pse, por e di që Gnabri do të shënojë kundër tyre”. 

Në krahun tjetër, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti pranoi se pesha e fanellës vlen shumë.

“Jemi një ekip që pesha e fanellës në këtë kompeticion ka shumë rëndësi. Real Madrid nuk është kurrë i nënvlerësuar në këtë kompeticion. Ka shumë respekt për ne në këtë turne nga të gjithë”.

Sfida mes Bayern Munich dhe Real Madrid është ajo e luajtur më shpesh në kompeticionet e Kupave Europiane.

24 nga 26 takimet e tyre janë luajtur në fazën me eliminim direkt, teksa udhëheq Real Madrid me 12 fitore, 11 humbje dhe 3 takime kanë përfunduar në barazim.

Klan News