Nisja negative e kampionatit ka nxitur edhe më shumë kampionët austriakë në fuqi të Salzburgut për transfertën e së martës ndaj Partizanit në “Elbasan Arena”.

Mediat në Austri shkruajnë se te Salzburgu e kanë marrë shumë seriozisht këtë ndeshje, madje nënvizojnë se temperaturat e larta në Shqipëri do të jenë një pengesë e madhe.

Kapiteni i Salzburgut, Xhonatan Soriano, thotë se është një element në favor që skuadra e tij e luan ndeshjen e parë jashtë fushe. Një rezultat i mirë në transfertë na bën më të sigurt për ndeshjen e kthimit në fushën tonë, tha Soriano.

Ndërsa trjaneri i austriakëve, Oskar Garsia, shprehet se respekton mjaft Partizanin.

“Na pret një ndeshje e nxehtë. E dimë që do të luajmë në temperatura mbi 30 gradë celcius”.

Në sfidën ndaj të kuqve, Salzburgu do të ketë disa mungesa. Kampionët e Austrisë nuk do të kenë në transfertën e Elbasanit mbrojtësit Paulo Miranda dhe Asger Sorensen, si edhe mesfushorët Reinhold Jabo e Kristof Leitgeb.

Tv Klan