Policia Kufitare e Qafë-Thanës ka vënë në pranga një maqedonas, pasi kishte fshehu një sasi drogë në paletat e drurit në rimorkion e tralerit. Në pranga ka rënë Nikola Damcheski, 40 vjeç, banues në Maqedoni teksa është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë me një mjet tip trailer të markës “Volvo”me targa OH9622AB dhe Rimorkio me targë OH0696AC, në të cilën ishin të imbarkuara paleta druri.

Ky mjet u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë dhe më pas në Skaner. Gjatë procesit të skanimit u shfaqën dyshime se në mjet mund të ishte fshehur lëndë narkotike.

Nga kontrolli i detajuar, në pjesën e brendshme të 800 paletave prej druri, u konstatuan vende të përshtatura, në të cilat ishin fshehur 1563 kuti plastike (me ngjyrë të  zezë) me peshë totale 273 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis.

 

Prokuroria dhe policia janë duke hetuar për një linjë trafiku droge ndërkombëtare. I arrestuari do të merret ne pyetje për të mësuar vendin ku është ngarkuar me kanabis dhe destinacionin përfundimtar të tij, që dyshohet se ishte Holanda./tvklan.al