Pati vështirësi për t’i shtrënguar dorën gjatë samitit të Vendeve të Azisë jug-lindore. Por kjo nuk e pengoi presidentin amerikan Donald Trump të zhvillonte një takim tepër miqësor me presidentin e Filipineve Rodrigo Duterte, në Manila.

Pas samitit, Tramp dhe Duterte zhvilluan një takim pa praninë e mediave. Për mediat nuk u tha asgjë përveç deklaratës së Trumpit se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Ndërsa zëdhënësit e Shtëpisë së Bardhë pohuan se temë diskutimesh ishte edhe fushata e Dutertes për vrasjen e trafikantëve të drogës, një luftë marrë jetën deri tani 4 mijë njerëzve. Për këtë fushatë Duterte ka marrë edhe kritika të ashpra nga Trumpi. Por marrëdhënia mes tyre nuk dukej aspak e tensionuar gjatë vizitës në Filipine.

Madje në mbrwmjen gala tw samitit tw vendeve të Azisë Juglindore ku merrnin pjesë liderët e 19 shteteve, Duterte këndoi edhe një këngë ku një prej vargjeve ishte “Ti je drita e botës, gjysma e zemrës sime”.

Këtë me kërkesë, të atij që e quajti komandant i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara. Vizita e Trumpit në Filipine u shoqërua me protesta të dhunshme. Ajo ishte e fundit e turit një-javor të Trumpit, që nisi në Japoni e Kore të Jugut, me fokus kërcënimet bërthamore të Penianit.

Tv Klan