Luftëtarët e ISIS nga Raqqa dhe Mosuli po vijnë në Ballkan, dhe Europa nuk duhet te nënvlerësojë rrezikun. Paralajmërimi vjen nga Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani,  i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Slloveni.

Antonio Tajani: “Nuk duhet të nënvlerësojmë rrezikun që na vjen nga Ballkani, ku po shkojnë shumë luftëtarë të ISIS nga Raqqa dhe Mosuli. Nuk është rastësi që tre të arrestuarit në Venecia pak javë më parë, vinin nga Kosova.

Kontrollet e anti-terrorizmit nuk duhet të ngatërrohen me rritjen e barrierave të cilat sot nuk kanë më kuptim. Unë nuk besoj tek barrierat e brendshme, por tek mbrojtja më e mirë, mbrojtjen e kufirit të jashtëm.”

Duke u përgjigjur për sigurinë e kufijve Presidenti i Parlamentit Europian tha se kjo mund te çoje edhe ne ndalimin e Shengenit.

“Vendimi për të ndaluar përkohësisht Shengenin i përgjigjet kërkesave të sigurisë. Për fat të keq, ne jemi nën sulm nga terrorizmi. ”

 Tanjani foli edhe për rishikim të rregullave për azil në Europë. Sipas tij nëse një vend i BE-së i refuzon azilin një aplikanti, ai nuk duhet të jetë në gjendje te kërkojë atë një vend tjetër anëtar të BE-së./Tv Klan