mesazhi i NishanitPresidenti i Republikës, Bujar Nishani ka shkruar një mesazh ngushëllimi për familjarët e viktimave që humbën jetën mëngjesin e sotëm në minierën e Fushë-Lopës në Martanesh.

Ai shkruan se ky është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin. 

Ja mesazhi i plotë i Presidentit Nishani për familjarët e viktimave:

“Jam i pikëlluar për ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në Minierën e Fushë Lopës, në Martanesh ku fatkeqësisht humbën jetën dy minatorë, është një lajm i hidhur dhe tronditës jo vetëm për zonën, por për mbarë vendin!

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave, u gjendem pranë në këto momente kaq të vështira, duke u lutur bashkë me ta që shpirti i tyre të gjejë paqen e merituar.

Njëkohësisht, kërkoj nga autoritetet qëndrore të punojnë pa u ndalur për rritjen e sigurisë fizike të minatorëve si dhe për shtimin e kujdesit social ndaj familjeve të kësaj kategorie që shpesh janë ballafaquar me rreziqe të larta, deri në humbjen e jetëve të të dashurve të tyre.

Ngushëllime të sinqerta!” 

Tv Klan