nishani takimetNjë delegacion i rangut të lartë i kryesuar nga Ambasadori President i Kongresit Botëror Hebre dhe ai i kongresit  Euro-Aziatik u prit sot në një takim nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Në këtë takim u diskutua mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit dhe mundësitë që ofron vendi ynë për thithjen e investimeve izraelite, si një mundësi e mirë për biznes ashtu dhe për përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në botë.

Një vend të rëndësishëm në në këtë takim zuri dhe bashkëpunimi në fushën e kulturës, për ndërmarrjen e disa nismave konkrete kushtuar viktimave të popullit hebre gjatë Luftës së II Botërore si dhe atyre që promovojnë tolerancën dhe harmoninë fetare në Shqipëri.

Më herët kreu i shtetit priti në një takim edhe Ministrin e Infrastrukturës Kombëtare Energjetike dhe Burimeve Ujore të Izraelit, Silvan Shalom.

Teksa konstatoi me kënaqësi se marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve po përparojnë me shpejtësi, Presidenti Nishani tha  se duhen shfrytezuar mundësitë që ofron Shqipëria si një vend me burime të shumta natyrore dhe me një pozicion gjeografik të favorshëm.

Nga ana e tij ministri Shalom shprehu interesin e investitorëve izraelitë për të investuar në sektorin energjetik, përfshirë burimet ujore, dh ato të  naftës e gazit.

Delegecionet izraelite ndodhen në Shqipëri në kuadër të Forumit të Biznesit që mban punimet në Tiranë.

Tv Klan