Presidenti amerikan, Donald Trump ka thyer një tradite gati 20 vjeçare duke dështuar të organizoje darkën e Bajramit për komunitetin mysliman në SHBA, që shënon fundin e muajit të shenjte të Ramazanit.

Ka qenë sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson ai që refuzoi kërkesën për të mbajtur një pritje për besimtarët myslimanë.

Në muajin maj, Reuters tha se Tillerson kishte refuzuar një rekomandim nga zyra e fesë pranë Departamentit të Shtetit për të organizuar një festë me rastin e mbylljes së muajit të Ramazanit.

Presidenti amerikan, DonaldTrump është kritikuar më parë për përdorimin të retorikes anti-myslimane, përfshirë edhe deklaratat gjatë fushtës presidenciale kur bëri thirrje për mbikëqyrje të xhamive në SHBA.

Mbajtja e Iftari në Shtëpinë e Bardhe njihet si traditë në Shtetet e Bashkuara që prej vitit, 1805, në kohën e presidentit Tomas Jefferson, por u ndalua pas disa kohësh. Më tej ishte zonja e parë, Hillary Clinton që në vitin 1996 e riktheu këtë tradite në shtëpine e bardhë dhe që prej 20 vitesh.

Tv Klan