Klan NewsKlan NewsKlan PlusKlan PlusKlan RadioKlan RadioKlan MusicKlan MusicKlani ImKlani Im
uefa euro 2024
0
ditë
0
orë
0
min
0
sek
Këngët e shekullit
Klan Logo
2005-2011

Programi “Këngët e Shekullit” në Televizionin Klan ka risjellë hitet e muzikës shqiptare që na kanë shoqëruar për vite me radhë.

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e dhjetë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e dhjetë

Merita Halili një nga këngëtaret më të mira të muzikës popullore shqiptare ishte protagoniste e natës së dhjetë të spektaklit “Këngët e Shekullit”. Ajo çeli mbrëmjen me një potpuri sëbashku me grupin e Krujës. “Ç’u dishrush me t’pa ty” dhe “Ku t’ka lala moj kumrie” ishin dy këngë të repertorit të Merita Halilit me të...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e nëntë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e nëntë

Vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti ishin protagonistët e natës së nëntë në edicionin e katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit”. “Zambaku i Prizrenit” dhe “Perëndeshë e bukurisë” ishin dy këngët e para që interpretuan këngëtarët. Ata vijuan më pas me këngën “Jorgjica”, “Mos qaj, mos qaj” dhe “Tuj shëtit në ara t’gjata”. Suela Demiri...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e tetë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e tetë

Nata e tetë e spektaklit “Këngët e Shekullit” i ishte kushtuar repertorit të këngëtarit Selami Kolonja. “Do mar çiften do dal për gjah” dhe “Kur mi zbrisje shkallët” ishin dy këngët e para të interpretuara nga këngëtari të cilat ngritën në këmbë publikun dhe ndezën atmosferën. I vijoi më pas me interpretimin e një kënge...

 “Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e shtatë

 “Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e shtatë

Protagonist i natës së shtatë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte një nga këngëtarët më të spikatur të muzikës popullore, Bujar Qamili. “Po ti c’a i ke thanë dikujt” dhe “Si t’ia bëj unë i ngrati” ishin dy këngë shkodrane me të cilat Bujar Qamili çeli mbrëmjen dhe bëri publikun të kërcejë. Dorina Garuci fituesja...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e gjashtë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e gjashtë

Nata e gjashtë e edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” kishte si protagoniste këngëtaren Maya. Ajo e çeli mbrëmjen me një këngë vlonjate të titulluar “Gjitonen që kisha pranë”. Tre tenorët e “Gjeniut të Vogël” Klejti Mahmutaj, Riad Pashi dhe Tedi Paçrami ishin të ftuarit e parë që kënduan krah këngëtares një këngë...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e pestë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e pestë

Protagonist i natës së pestë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte këngëtari Ramadan Krasniqi. “Lulet e Majit” ishte kënga që ai kishte zgjedhur për të çelur natën e pestë të edicionit të katërt. Menjëherë pas interpretimit Krasniqi ftoi në skenë për të kënduar sëbashku tre tenorët e “Gjeniut të Vogël” Klejti Mahmutaj, Riad Pashi dhe...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e katërt

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e katërt

Protagonistja e natës së katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte këngëtarja Eranda Libohova. “Rroftë dashuria” ishte kënga që ajo kishte zgjedhur për të çelur natën e katërt të edicionit të katërt dhe me interpretimin e saj ngriti peshë zemrat e publikut. Menjëherë pas interpretimit të këngës, Libohova ftoi në skenë këngëtaren Saje Poleshi, dhe...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e dytë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e dytë

Nata e dytë e edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” i ishte kushtuar muzikës popullore të jugut të Shqipërisë. Ishte Irini Qirjako këngëtarja që interpretoi një kolazh sëbashku me formacionin orkestral të spektaklit. “Fustanin që ta solla mbrëm” dhe “Mora rrugën për Janinë” ishin dy hitet e para që interpretoi këngëtarja. Grupi “Ali...

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e parë

“Këngët e Shekullit” edicioni i katërt, nata e parë

Formacioni orkestral i “Këngëve të Shekullit” dhe këngëtarja Rosela Gjylbegu çelën natën e parë të edicionit të katërt të spektaklit. Ato ngritën pesh zemrat e publikut përmes interpretimeve të tyre duke i bërë të gjithë të kërcejnë. Gjylbegu po ashtu interpretoi edhe me kantautorin Pirro Çako një prej hiteve të muzikës popullore shqiptare të titulluar...

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dhjetë

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e dhjetë

Artisti i parë që u ngjit në skenë natën e dhjetë të spektaklit “Këngët e Shekullit” ishte Frederik Ndoci. Këngëtari interpretoi këngën me titull “Sa e bukur je natyrë”. “Kur më vjen burri nga stani” ishte kënga e dytë që u interpretua në natën e dhjetë nga këngëtarja Rosela Gjylbegu. “Dy lule të bardha” ishte...

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e nëntë

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e nëntë

Natën e nëntë të spektaklit “Këngët e Shekullit” e ka hapur këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Irini Qirjako. Ajo interpretoi këngën me titull “Thëllëzat që hedhin valle”. Endri dhe Stefi Prifti interpretuan një nga këngët më të bukura të Kosovës, titulluar “Zambaku i Prizrenit”. “Gajdexhiu” ishte kënga e tretë që u interpretua në natën...

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e njëmbëdhjetë

“Këngët e Shekullit” edicioni i tretë, nata e njëmbëdhjetë

“Tuj shëtit ndër ara t’gjata” është një këngë që është njësuar me vëllezërit Zena. Por në natën e njëmbëdhjetë të edicionit të tretë të spektaklit “Këngët e Shekullit” u interpretua nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti. Irini Qirjako ishte këngëtarja e dytë e cila elektrizoi publikun me interpretimin e këngës “Me hair e me...

  • Këngët e shekullit
  • Profil
  • Galeria
  • Lajme

Këngët e shekullit

Programi “Këngët e Shekullit” në Televizionin Klan ka risjellë hitet e muzikës shqiptare që na kanë shoqëruar për vite me radhë.

TV KLAN
2005-2011