Me kërkesë të qeverisë komisioni parlamentar i ekonomisë ka marrë sërish në shqyrtim projektligjin për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës dhe ngritjen e depozitave të naftës në këtë zonë. Ministria e Industrisë propozoi disa kompromise si moslejmi i tregtimit të naftës dhe mostransportimi i naftës jashtë portit.
“ Kjo nuk është një operator i tregtimit të produkteve apo të nënprodukteve të naftës, po është një operator i cili afron vetëm logjistikën pa “La Petrolifera”, nuk do të jetë një oprator që do shesi në tregun e brëndshëm, nuk do të sjelli naftë.”
Ridvan Bode: “Të jetë transportuese, të jetë depozituese dhe në gjithë gjirin e Vlorës të jetë unikale. Unë mendoj se kështu rregullat e tregut dëmtohen rëndë. Monopolet më mirë se kaq nuk mund të sanksionohen. Ju thoni sot që është, është vetëm depozituese e karburanteve e tjerave, por ligji, marrëveshja nuk e ndalon që të jetë njëkohësisht dhe tregtare, tregu kërcënohet.”
Projektligji do të rishikohet javën e ardhshme pas ndryshimeve që morën konsensusin e deputetëve. Gjatë ditës së djeshme po ky komision parlamentar rrëzoi pas debateve të ashpra projektligjin. /tvklan.al