lazaratProkuroria e Gjirokastrës ka dërguar për gjykim kërkesën për 38 persona nga Lazarati, 27 prej të cilëve për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike dhe 11 për organizim e pjesëmarrje në grumbullime të paligjshme dhe kundërshtim të policisë. Këto persona janë identifikuar gjatë operacionit të muajti Qershor dhe një incidenti të muajit Tetor. Nga totali i këtyre personave të marrë të pandehur, 28 janë hetuar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga të cilët 17 në mungesë; 1 shtetas nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, 3 me “detyrim paraqitje” dhe 6 janë hetuar në gjendje të lirë.

Tv Klan