Prokuroria e Përgjithshme ka konfirmuar se tonelatat e drogës të sekuestruara në fshatin Babicë të Vlorës i përkasin grupit kriminal të Habilajve.

Në një njoftim, sqarohet se operacioni ishte rezultat i një hetimi disa mujor i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare dhe shërbimet inteligjente.

“Në bazë të hetimeve të Prokurorisë, rezulton se lënda narkotike është kultivuar, përpunuar, magazinuar dhe është bërë gati për trafik nga persona, pjesë e grupit kriminal të njohur si Habilaj. Ndërkohë, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë për zbulimin e të gjithë personave të përfshirë në grupin kriminal”,

thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Policia ka përfunduar mëngjesin e sotëm peshimin e të gjithë drogës së kapur mbrëmjen e djeshme në një magazinë në Babicë.

/tvklan.al