Vila-SeliteNjë ditë pas vrasjes së dyfishtë në Selitë, Prokuroria është rikthyer për të mbledhur të tjera dëshmi dhe prova në vilën ku Flamur Ymeri vrau dy persona që dyshohet se kërkuan ta grabisin.

Të shoqëruar nga ekspertë të Policisë Shkencore si dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, 2 Pokurorët për më shumë se 2 orë kanë qendruar brenda ambjenteve e vilës së Flamur Ymerit, i cili deklaroi se i ka qëlluar dy të rinjtë për vetëmbrotje.

E nëse provohet se kjo vrasje është bërë në kushtet e ndihmës së nevojshme Prokuroria nuk mund të ngrerë akuzë, pasi nuk jemi përpara një vepër penale.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 08:00, brenda banesës së ndërtuesit Flamur Ymeri. Policia e Tiranës thanë se ka qenë vetë 45- vjeçari Ymeri që ka telefonuar në sallën operative dhe ka deklaruar se kishte qëlluar për vdekje dy persona, që kishin hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tij.

Dy viktimat të cilët u identifikuan pas më shume se 4 orësh si Adnand Luli 22-vjeç nga Shkodra dhe Ervin Shaba 26-vjeç nga Tirana mësohet se kishin hyrë të maskuar dhe të armatosur në vilën 2 katëshe në zonën e Selitës. Sipas policisë nga verifikimet që janë bërë, nëpërmjet gjurmëve, asnjëri prej të vrarëve nuk ka rezultuar me precedent të mëparshëm.

Shtëpinë e një prej vikimave arrijmë ta dallojmë nga shpallja e vendosur që lajmëron orën e varrimit të Ervin Shabës, 26-vjeçarit që mbeti i vrarë brenda vilës së Flamur Ymerit.

Tv Klan